TRAGJEDIA NE ITALI, GJENDET TRUPAT E 6 TE ZHDUKURVE
SUPERJAHTI U FUNDOS NE VETEM 60 SEKONDA, IDENTIFIKOHET TRUPI I SIPERMARRESIT BRITANIK MIKE LYNCH
Gjenden të gjitha trupat e pajetë të personave që rezultonin të zhdukur si pasojë e fundosjes së jahtit për shkak të motit të keq në Itali.Është identifikuar edhe trupi I sipërmarrësit britanik Mike Lynch.
Gjenden të gjithë trupat e pajetë të 6 personave që rezultonin të zhdukur pas fundosjes së nëj jahti luksoz në brigjet italiane për shkak të motiti të keq. Zhytësit italianë mndën të lokalizonin edhe trupin e gjashtë dhe të fundit brenda jahtit, i cili gjendet 50 metra nën ujë.
Në mesin e personave të gjetur është ai i sipërmarrësit britanik të teknologjisë Mike Lynch dhe trupi i vajzës së tij Hannah .
Trupi i Recaldo Thomas, kuzhinierit të jahtit ishte I pari që u gjet pas tragjedisë së të hënës.
Së bashku me bashkëpuntorë të tjerë, Lynch festonte lirimin nga akuzat në Shtetet e Bashkuara, ku ai pati një betejë të gjatë ligjore për mashtrime dhe manovra me kompanitë e tij.
Mediat italiane shkruajnë se superjahti u mbyt në vetëm 60 sekonda.
Varka e shpëtimit vetë-fryrëse e mega jahtit u aktivizua automatikisht dhe kjo i lejoi pesëmbëdhjetë nga njëzet e dy personat në bord të shpëtonin nga kjo tragjedi.
Ndërkohë mister mbetet fakti që një prej jahteve më luksozë dhe më të sigurtë të botës vlera e të cilit arrin mbi 35 milionë euro u fondos , ndërkohë që një tjetër jaht luksoz ngjitur me të, nuk pati as dëmtimin më të vogël.