Tragjedia në Greqi, stacionisti ”jep llogari” para hetuesve

MEDIAT GREKE SHKRUAJNE SE KJO NUK ISHTE HERA E PARE QE AI KISHTE DHENE URDHRA TE GABUAR

Stacionisti i linjës hekurudhore të Larisas është marrë në pyetje nga hetuesit grekë dhe do të vazhdojë të qëndrojë  në qelinë e paraburgimit. Mediat greke shkruajnë se kjo nuk ishte hera e parë që ai kishte dhënë direktiva të gabuara.

 Ka zgjatur  8 orë marrja në pyetje e përgjegjesit të stacionit  të Larisës,  i cili është lënë  në paraburgim pas përplasjes kokë më kokë të trenave në Tempi, që u kushtoi jetën 57 personave .

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai ka  paraqitur argumentet e tij para hetuesve grekë por ato nuk kanë bindur autoritet të cilët e kanë lënë atë në qeli.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke  59-vjeçari nuk e kishte kuptuar gabimin e tij, duke i lënë gjërat të zhvillohen vetë, fatkeqësisht në një mënyrë kaq  tragjike. E për më tepër kjo nuk ishte hera e parë që stacionisti kishte dhënë urdhra  të gabuar,pasi pak ditë para përplasjes së trenit në Larisia , një tren kishte hyrë në linjën e gabuar.

Avokati i stacionisitit  emri  i të cilit nuk bëhet i ditur  për shkkak të ligjeve  greke është shprehur se ai ka thënë të vërtetën pa u frikësuar nëse me deklaratat  e tij ai do të mbajë më shumë përgjegjësi.

Mësohet se pas përplasjes 59-vjeçari ka kontaktuar me kolegun e tij i cili i është drejtuar me pyetjen “çfarë bëre”.

Ndërsa ai është përgjigjur’Nuk e di në cilën linjë e kam vendosur trenin,nuk më kujtohet.’Edhe këtë të hënë linjat hekurodhore nuk do të funksionojnë për shkak të grevave të punonjësve.

Sindikatat greke të hekurudhave janë ankuar prej kohësh për mungesë të standardeve të sigurisë, të cilat i vënë në rrezik si pasagjerët ashtu edhe punonjësit.

GAZETARE: XHUANA LIKA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share