KISHTE LËNDIME NË KOKË DHE QAFË NGA KAFSHIMI I QENIT
Një fëmijë tetë vjeçar nga lagjja Pintija në Shkup ka humbur jetën pasi është sulmuar nga një qen i racës angleze “bull mastiv”. Tragjedia ka ndodhur pasi fëmija është afruar në oborrin ku mbahej qeni nga pronari i tij, e më pas është sulmuar.
Fëmija me plagë të rënda është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit, ku ka ndërruar jetë.
Nga spitali i përgjithshëm i qytetit “Shën Naumi i Ohrit” thonë se fëmija është sjellë tek ata në gjendje të pajetë, janë bërë tentativa për ta reanimuar por gjithcka ka qenë pa sukses, kjo përshkak lëndimeve të rënda në qaftë dhe kokë dhe gjakëderdhjes së madhe.
“Dje në orën 18:25 nga spitali “Shën Naum i Ohrit” është raportuar se tek ta është sjellë një i mitur nga Shkupi, i cili sipas raportimit u ka nënshtruar lëndimeve si pasojë e sulmit nga një qen, në pronësi të fqinjit të tij N.G” – thonë nga MPB.
Për këtë rast është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi. Nga MPB njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. I mituri tashmë i ndjerë ishte nga Komuna e Gazi Babës dhe në momentin e tragjedisë ka qenë për vizitë në Pintijë. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Arbana Qerimi