Tragjedi në Itali: Autobusi bie nga mbikalimi në shinat e trenit dhe shpërthen në flakë, të paktën 20 viktima

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Italinë fqinje. Një autobus, me shumë persona në bord ka rënë nga mbikalimi në Mestre, Venezia, duke përfunduar në shinat e trenit, që ndodhen ngjitur me rrugën.

Paraprakisht, sipas asaj që shkruan La Repubblica, raportohet për të paktën 20 të vdekur dhe shumë të plagosur.

Dinamika e ngjarjes së rëndë, që ndodhi rreth orës 19:30, nuk dihet ende, as nëse bëhet fjalë për një autobus me turistë apo të linjës. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbime të shumta zjarrfikëse, ambulanca dhe policia. Po ashtu, mediat fqinje shkruajnë se në gjendje gatishmërie janë vënë të gjitha spitalet që ndodhen pranë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Linja hekurudhore mes Mestre-s dhe Venezia-s është bllokuar për shkak të aksidentit./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share