Një tifoz i gjigantit argjentinas River Plate gjeti vdekjen gjatë ndeshjes kundër Defense Justicija, gjë që bëri që ndeshja të ndërpritet.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 28-të pas tragjedisë në tribunë. Një tifoz i klubit vendas në stadiumin ikonik “Monumental” ra nga rreshti i sipërm i tribunës dhe vdiq në vend.
“Rënia nuk i ka paraprirë kontaktit me një person tjetër. U konstatua se nuk ka pasur dhunë brenda dhe rreth tribunave. Tribunat janë evakuuar pas 30 minutash”, thuhet në njoftimin e gjigantit argjentinas.
Klan News