Tragjedi në Berat, nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumë me makinë dhe ndërrojnë jetë

Tragjike ajo që ndodhi në Berat këtë të hënë. Një grua dhe fëmija e saj rreth 6 vjeç ndërruan jetë si pasojë e një aksidenti rrugor.

Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Antipatrea”. Pranë vendit të quajtur “Ura e re”, Klaudija Xhaferaj humbi kontrollin e makinës tip “Benz”. Për pasojë ra në lumë.

Siç duket edhe nga pamjet, mjeti pësoi dëmtime të shumta. Qytetarë të shumtë ishin ata që vrapuan për të dhënë ndihmën e parë, dhe kanë bërë të mundur thyerjen e xhamit, duke nxjerrë fillimisht djalin që ndodhej në mjet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Më pas me mbërritjen e zjarrfikësve dhe ambulancës është bërë e mundur dhe nxjerrja e drejtueses së mjetit.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia. Deri më tani është e paqartë se si humbi kontrollin e makinës Xhaferaj.

Ky aksident tragjik tronditi qytetarët që ndodheshin aty. Ata dëshmuan një tragjedi, pasi nga ajo makinë e bardhë në lumë dolën të pajetë nëna dhe fëmija e saj. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share