Toulouse fiton Kupën e Francës

Triumfon për herë të parë, pasi mundi 5-1 Nantes

Toulouse fitoi për herë të parë Kupën e Francës, trofeu më i rëndësishëm për ekipin e themeluar në 1970.

Futbollistët e Toulouse realizuan 4 herë me autorë Logan Costa dhe Dallinga. Ky avantazh i dha më qetësi. Penalltia e shënuar nga Blas për Nantes në të 75’ nuk solli ndryshim për këtë ekip.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pak minuta më vonë Aboukhlal realizoi të pestin për Toulouse, duke i dhënë mundësinë të festonin triumfin e thellë. Për Nantes është një tjetër goditje, pasi edhe vitin e kaluar e humbi finalen, ndërsa po lufton për të mos rënë në ligën e dytë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share