Tornadot godasin SHBA-në, 5 të vdekur

Të paktën pesë persona humbën jetën në Oklahoma dhe mijëra mbetën pa energji elektrike për shkak të tornadove të fuqishme. Një fëmijë katër muajsh është në mesin e atyre që humbën jetën.

Sulphur, një qytet me rreth 5,000 banorë në jug të Oklahoma City, është vendi i goditur më shumë. Një autostradë kryesore në kufirin me Teksasin u mbyll për shkak të automjeteve të përmbysura dhe linjave të energjisë të rrëzuara. Dhjetra shtëpi u shkatërruan në të gjithë shtetin.

Spitalet në të gjithë shtetin raportuan rreth 100 persona të plagosur, sipas Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave në Oklahoma. Guvernatori Stitt shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 12 qarqe të goditura nga stuhia e fortë. Pavarësisht stuhive të shumta, disa pjesë të Oklahomas po përballen edhe nga thatësira. Qytetet Holdenville dhe Marietta u dëmtuan gjithashtu shumë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se zonat e prekura do të rimëkëmbeshin. Presidenti amerikan Joe Biden ka ofruar mbështetjen e plotë të qeverisë federale për njerëzit. Vetëm të premten, u raportuan 78 tornado, kryesisht në Nebraska dhe Iowa dhe 35 të tjerë  raportuan në Teksasin verior dhe në Missouri.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share