Avioni i Katarit me 14 tonë ndihma për Gazën mbërrin në Egjipt

Një avion i Forcave të Armatosura të Katarit që po transporton 14 tonë ndihma për palestinezët në Gaza, ka mbërritur në El Arish të Egjiptit.

Kjo u bë e ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve të Katarit QNA.

“Dorëzimi i ndihmave të së dielës e çon numrin e përgjithshëm të avionëve të Katarit të dërguar në Gaza në 50, me një total prej 1,548 ton ndihma”, tha kjo agjenci.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share