Torino synon transferimin e Albian Hajdari nga Lugano

Vetëm pak ditë pas shitjes së yllit të tyre, Alessandro Buongiorno, te Napoli për 40 milionë euro, drejtuesit e Torinos kanë filluar të kërkojnë një qendërmbrojtës të ri. Një nga emrat që pëlqehet shumë nga klubi i Serie A është Albian Hajdari, 21-vjeçari shqiptar që aktualisht luan te Lugano në elitën e futbollit zviceran.

Hajdari, i cili ka qenë më parë pjesë e ekipit të të rinjve të Juventus dhe luan me Zvicrën U21, konsiderohet si një lojtar me shumë potencial. Ai mund të luajë si qendërmbrojtës dhe në krahun e majtë të mbrojtjes.

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, pritet të përpilojë një ofertë zyrtare për kartonin e mbrojtësit potent, i cili do të priste me kënaqësi rikthimin në qytetin piemontez. Kartoni i Hajdarit vlerësohet maksimalisht 4 milionë euro dhe aktualisht pas tij janë vendosur edhe Augsburg dhe Girona.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share