Aktorja u nda së fundmi nga bashkëshorti i saj, Tom kërkon ribashkimin
Tom Cruise dëshiron të ribashkohet me aktoren Sofia Vergara e cila u nda nga bashkëshorti i saj Joe Manganiello muajin e kaluar.
Me sa duket, ky është një lajm pozitiv për Tomin pasi ai shpreson të rifillojë marrëdhënien e tij me aktoren.
Ata patën një romancë të shkurtër me njëri –tjetrin në vitin 2005 dhe ky mesa duket është rasti ideal që ti afrohet brunes bukuroshe.
Sofia nuk po jepte në atë kohë sinjalet se ajo donte diçka afatgjatë, kështu që ata zgjodhën të mbeten miq.
Cruise shpesh ndihej fajtor që i dha fund romancës me Vergarën dhe nisi më pas një romancë me Katie Holmes në vitin 2006.
Ylli i “Mission Impossible” e tërheq bukuria dhe suksesi i Sofjes.
Aktori i njohur është i bindur që të dy do të ishin çifti më i ri i Hollivudit.
Klan News