Një vajzë 15-vjeçare ka plagosur me thikë 2 persona në një shkollë fillore në Beograd.
Mediat serbe bëjnë me dije se vajza ka sulmuar një nxënës të mitur dhe një mësues
Ministria e Brendshme tha për Euronews Serbia se policia është kundërpërgjigjur dhe vajza është vënë në pranga.
9 persona mes të cilëve 8 fëmijë mbetën të vrarë në një sulm me armë të ndodhur një ditë më parë në një shkollë fillore në Beograd.
Autori i masakrës, një nxënës 14-vjeçar i të njëjtës shkollë u arrestua bashkë me prindërit e tij. /EO