Tjetër masakër në Teksas: Makina përfundon në stacionin e autobusit, 7 të vrarë

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në Teksas të SHBA. Të paktën 7 persona kanë mbetur të vrarë, pasi një makinë goditi një grup njerëzish në një stacion autobusi, që ndodhej pranë një qendre për të pastrehët dhe emigrantët. Ngjarja ndodhi në qytetin e Brownsville, pranë kufirit meksikan, rreth orës 08:30, me orën lokale.

Të paktën 6 persona të tjerë mbetën të plagosur, disa në gjendje të rëndë.

Megjithatë, drejtuesi i qendrës që ndodhet pranë, Victor Maldonado, tha se në kamerat e sigurisë makina shfaqet duke ardhur me shpejtësi të madhe dhe duke u futur në mes të njerëzve që ishin ulur duke pritur autobusin.

Pjesa më e madhe e viktimave ishin me origjinë nga Venezuela. Autori i dyshuar u dërgua po ashtu në spital, ku mësohet se po i nënshtrohet testit të alkoolit dhe drogës.

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë që trondit shtetin amerikan të Teksasit, në harkun kohor të pak orëve.

Të shtunën, 9 persona, përfshirë dhe autorin e ngjarjes mbetën të vrarë si pasojë e të shtënave me armë në një qendër tregtare në Allen./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share