Tiranë: Zjarri përhapet në katet e tjera të pallatit, zjarrfikësit “luftë” me flakët (Video)

Një zjarr masiv ka rënë këtë të enjte në katin e 9 të një pallati në Tiranë. Burime paraprake për tvklan.al bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një pallat në rrugën “Sali Butka”.

Siç duket në këtë video zjarri vijon të jetë aktiv prej 1 ore, madje është përhapur edhe në kate të tjera të ndërtesës.

Sipas të njëjtave burime të gjithë banorët e pallatit kanë dalë jashtë, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrfikëse, ashtu sikurse policia.

Deri në këto momente fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share