Tiranë/ Zjarri në pallat mbetet aktiv, asfiksohet 1 zjarrfikës

Prej rreth 2 orësh, zjarrfikësit në Tiranë po përpiqen që të vënë nën kontroll flakët e rëna në një pallat në rrugën “Sali Butka” në Tiranë.

Klan News raporton se, si pasojë e shtëllungave të tymit, një zjarrfikës është asfiksuar dhe është dërguar në spital. Sipas burimeve, banorëve kanë dalë jashtë nga pallati dhe nuk raportohet për të të lënduar.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Zjarri, i cili nisi në ballkonin e katit të 9-të, u përhap dhe në katin e 5 të pallatit. Flakët dyshohet se u përhapën më tej, edhe për shkak të materialit polisterol që është e veshur kjo godinë. (Lexo më shumë)

Në vendin e ngjarjes ndodhen makina zjarrfikëse, si dhe forca të shumta të policisë, ndërsa të gjithë banorët janë evakuuar./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share