Tiranë: Me telefon dhe pa rrip sigurimi, shoferi tenton të korruptojë policin

Gjatë kontrolleve parandaluese, ditën e djeshme, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar në Kombinat, automjetin me drejtues shtetasin I. P., 47 vjeç, banues në Kavajë, pasi është konstatuar duke përdorur aparatin celular dhe pa vendosur rripin e sigurimit.

Me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e kryera, 47-vjeçari i ka ofruar punonjësve të policisë, një shumë parash.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. P., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share