Tiranë, mbahet takimi informal me liderët e rajonit

RAMA: PRESIM PËRFITIME TË SHUMTA NGA BE, KUSH NUK MUNDI NUK ERDHI NË TAKIM

Krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur këtë të hëne në Tiranë, për të folur mbi Ballkanin Perëndimor. I pranishëm në këtë takim ishte edhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama theksoi se gjatë takimit informal është diskutuar mbi planin e ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“E dini që Shqipëria do të mikpresë samitin e parë të Procesit të Berlinit jashtë BE-së në Tetor dhe për këtë jemi angazhuar shumë seriozisht me kancelarinë në Gjermani, por edhe me aktorë të tjerë në mënyrë që samiti të ketë produkt domethënës për Ballkanin Perëndimor dhe të shërbejë për të hedhur një hap të rëndësishëm më tutje në raport me ato që procesi i Berlinit ka në bazën e vet”, tha Edi Rama.

“Bëhet fjalë për një plan serioz në të cilën do të punojmë të gjithë sëbashk dhe ajo që gjithashu do të jetë pjesë e punës deri në tetor dhe pas saj, është edhe ratifikimi dhe vënia në jetë e marrëveshjeve të cilat janë nënshkruar në takimin e Berlinit vitin e kaluar”, tha Dimitar Kovaçevski.

Në takimin informal të ditës së sotme, i vetmi që nuk ishte i pranishëm nga liderët e Ballkanit Perëndimor ishte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në këtë takim informal u diskutua për të gjitha projektet që do të financohen në kuadër të Procesit të Berlinit. , samiti i radhës i së cilit do të mbahet Tiranë në muajin Tetor./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share