KISHIN AFAT PREJ 24 ORËVE
I gjithë stafi diplomatik i ambasadës së Iranit është larguar nga Shqipëria pak para mbylljes së afatit 24 orësh që u caktua nga qeveria shqiptare.
Kryeministri Rama njoftoi vendimin për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Teheranin, pas rezultatit të hetimeve për sulmet kibernetike ku rezultoi se ato ishin të organizuara nga ky shtet. Menjëherë pas boshatisjes se ambasadës nga diplomatët, forca të shumta të RENEA-s dhe Antiterrorit ushtruan kontrolle të imtësishme. Ndërsa një natë më parë është parë që stafi i kësaj ambasade dogji edhe materialet, për të mos lënë asgjë para largimit.