Në pragë të ndeshjes miqësore me Arabinë Saudite që do të zhvillohet më 26 tetor, seleksionuesi i kombëtares së Shqipërisë Edy Reja në Faqjen zyrtyare të FSHF-së ka zbuluar istën e kuqezinjve
“Pjesa më e madhe e lojtarëve që do të grumbullohen vijnë nga kampionati shqiptar dhe për shumicën është hera e parë që ftohen në përfaqësuesen kuqezi. 9 prej tyre janë lojtarë që vijnë nga klube të huaja dhe shumica kanë qenë pjesë e rregullt e kombëtares sonë të futbollit.
Përfaqësuesja jonë kuqezi do ta nisë grumbullimin më datën 22 tetor në kompleksin Tropikal të Durrësit, ndërsa dy ditë më vonë (24 tetor) do të udhëtojë për në Abu Dabi, ku do të vijojë përgatitjet për duelin miqësor.
Ndeshja e parë në histori e Shqipërisë me Arabinë Saudite do të zhvillohet në “Al Nahyan Stadium” të Abu Dabit më 26 tetor dhe do të nisë në orën 18:30 sipas orës lokale (16:30 sipas orës shqiptare).
Gjithashtu, testi do të jetë një mundësi e mirë për të testuar dhe për të parë në aksion në një ndeshje të vërtetë veçanërisht elementët e spikatur të kampionatit shqiptar”./Klan Maqedoni/