Tikveshi shkatërroi Makedonija Gj.P 4-0 në ndeshjen e parë të javës së dhjetë

Në ndesdhjen hapëse të javës së dhjetë të sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit vendor, ekipi i Tikveshit në Kavadar ka shënuar fitore të thellë në përballjen me Makedonija Gj.P 4-0 dhe tani deri në përfundim të ndeshjeve të nesërme Tikveshi do të mbaj pozitën e dytë në tabel me 16 pikë.

Autor të golave për Tikveshin ishin Ivan Ivanovski dhe Anael Ngoba me nga dy gola

Për Tikveshin ishte kjo fitorja e pestë sezonale,kundrejt një barazimi dhe katë disfatave dhe vazhdon të mbetet befasia e rrethit të pare të kampionatit.

Nga ana tjetër për Makedonija Gj.P ishte kjo disfata e katërt sezonale, kundrejt dy fitoreve dhe tri barazimeve me 9 pikë janë pozitën e tetë në tabelë.

Katër ndeshjet tjera të javës së 10-të zhvillohen të dielën në ora 14:00. Takohen: Aklademija Pandev – Shkupi, Shkëndija – Bregallnica, Sileksi – Pobeda dhe Skopje – Rabotniçki. Struga Trim Lum është e lirë.

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share