TikTok lajmëron aplikacionin e ri që ju ndihmon me fotografitë

Përdoruesit e TikTok-ut kanë filluar të marrin njoftime për një aplikacion të ri që kompania po planifikon ta prezantojë në një të ardhme të afërt.

Bëhet e ditur se aplikacioni quhet Notes dhe u mundëson përdoruesve të ndajnë fotografi si në Instagram.

Sic raportojnë mediat e huaja, TikTok tashmë ka konfirmuar se Notes është në zhvillim, por ende nuk ka ofruar asnjë afat kohor për prezantimin zyrtar të tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pra, postimet e fotografive tuaja publike në TikTok do të shfaqen edhe në Notes. Fatmirësisht, kompania do të ofrojë edhe opsionin për të hequr dorë nga aplikacioni nëse preferoni të mos shfaqni postimet tuaja publike. Ndryshe, Notes nuk është projekti i vetëm në të cilin po punon aktualisht TikTok.

Kompania po eksperimenton edhe me formate të ndryshme si postime me tekst dhe video më të gjata.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share