Tik Tok ka konfirmuar se po teston një aplikacion brenda platformës së saj, të quajtur Trendy Beat nëpërmjet të cilit ofron produkte që shiten dhe dërgohen nga një degë suplementare e kompanisë mëmë ByteDance.
Opsioni i ri po testohet fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar. Sektori i shitjeve ofron produkte që janë bërë virale si p.sh një pajisje që pastron veshët.
Kompania është shprehur për “TechCrunch” se këtë risi nuk po e testojnë në SHBA sepse është fokusuar në shtimin e mallrave të reja duke iu lejuar markave të shesin produkte në platformën sociale.
Megjithatë, kjo nuk është një mundësi që përjashtohet nga e ardhmja. Plani i ByteDance është që nëpërmjet TikTok të prodhojë produktet e saj të cilat do të mund të shiten direkt brenda aplikacionit.
Fraza “Tik Tok më bëri ta blija” mund të realizohet shumë shpejt në kuptimin e vërtetë të saj pasi rrjeti social e ka provuar tashmë ndikimin mbi përdoruesit./tvklan.al