Tifozët rrezikojnë shumë në Spanjë/ Prokuroria kërkon deri në katër vite burg për thirrjet me karakter racist

Imazhet me sfond racist mund të kushtojnë shtrenjtë tashmë në Spanjë. Katër persona të cilët janë shpallur si fajtor për një banderolë, ku në qendër kishte futbollistin me ngjyrë, Vinicius Jr dhe klubin e Real Madrid rrezikojnë deri në katër vite burg.

Prokuroria spanjolle akuzon katër anëtarët e grupit radikal të ekstremit të djathtë, Frente Atletico, të njohur si tifozë të Atletico Madrid se kanë kërcënuar dhe shkelur të drejtat themelore të njeriut.

Të katër treguan shenja të qarta të përbuzjes, duke minuar paqen mendore të sulmuesit brazilian, thuhet në raportin e prokurorisë kryeqytetase. Përpos arrestimit të tyre, katër personat e shpallur fajtor janë ndaluar për të hyrë në stadium dhe fushat stërvitore e Real Madrid, por edhe ai i Atleticos së Madridit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Bota e sportit ka treguar solidaritet me aktet e racizmit, duke kërkuar sanksione të rënda për përgjegjësit. Sulmuesi brazilian i Real Madrid, Vinicius ka qenë shpesh në qendër të koreve raciste të tifozëve spanjoll, ku ato që kanë bërë bujë kanë ndodhur në stadiumin e Valencias dhe Majorkës.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share