Benjamin Kololli ka fituar zemrat e tifozëve Japonez me paraqitjet e tij me skuadrën e Shimizu S-Pulse.
Reprezantuesi i kombëtarës së Kosovës arriti të shënoi në ndeshjen e fundit kur ekipi i tij barazoi 1-1 me Urawa Reds.
E pasi takimi u mbyll Kololli së bashku me shokët e tij shkuan për t’i falënderuar tifozët e ekipit të Shimizu S-Pulse.
E në një fotografi shihet se tifozët Japonez në tribuna e mbajnë edhe flamurin e Kosovës, madje jo vetëm një por edhe më shumë.
Ky fakt nuk i iku as Benjamin Kolollit i cili e shpërndau fotogrfinë në rrjetet sociale.