Vedat Muriqi e ka filluar sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi në tri ndeshjet e para ka shënuar dy herë dhe ka asistuar një tjetër.
Muriqi mbrëmë ishte më i dalluari ndaj Rayo Vallecanos, pasi kontribuoi me një gol dhe një asistim.
Pas lojës, Muriqi u takua me disa tifozë, të cilët e kishin pritur jashtë stadiumit, derisa mori edhe një dhuratë prej tyre ‘kapelën e piratit’, nofkën me të cilën po identifikohet sulmuesi kosovar në Mallorca.
Kosovari edhe gjatë sezonit të kaluar ishte më i dalluari, pasi ndihmoi Mallorcan që të mbijetojë në La Liga.