Tifozët e Barcelonës e godasin me gurë autobusin e ekipit të tyre, e ngatërrojnë me atë të PSG-së

Sonte në “Camp Nou” po luhet ndeshja kthyese mes Barcelonës dhe klubit të PSG-së.

Por, duket se për tifozët katalanas mbrëmja nisi jo në mënyrën më të mirë të mundshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërsa skuadra spanjolle po udhëtonte për në stadium për të sfiduar PSG-në në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, disa tifozë katalanas hodhën gurë, tymuese dhe objekte të tjera në autobusin e ekipit të tyre, duke e ngatërruar me atë të kundërshtarëve të tyre francezë.

Siç raportojnë mediat spanjolle, përcjell klankosova.tv nga incidenti nuk lënduar por vetëm dëme materiale.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share