Mbrëmjen e sotme, me fillim nga ora 21:00, Shqipëria do të nis fushatën e saj të Euro2024 kundër Italisë në Dortmund, Gjermani.
Ka kohë që biletat për këtë ndeshje janë shitur, dhe pritet që numri më i madh i tofizëve të jetë në anën e kuqezinjve, raporton Klankosova.tv.
Kjo po dëshmohet edhe nëpër rrugët e Dortmundit, ku shumë tifozë janë mbledhur e po vallëzojnë nën ritmet e daulleve e surleve.
Nga pamjet që ka kapur ekipi i Klan Kosova, aty shihen shqiptarë të të gjitha moshave, nga fëmijë e deri te të moshuar.
Një pjesë e madhe e tyre mbajnë në kokë plisin, kurse ngjyrat kuq edhe zi në veshje nuk mungojnë pothuajse te asnjëri nga ta.
Mes flamurit kuqezi, vende-vende është parë edhe ai i Kosovës.