Threads ka prezantuar seksionin “Reposts” në profilet e përdoruesve.
Ky seksion i dedikuar shfaq të gjitha postimet e të tjerëve që janë ripostuar nga përdoruesi. Kjo bën ndarjen me postimet e tij origjinale të cilat ndodhen në një seksion të veçuar.
Më herët gjatë këtij muaji, Meta lançoi një opsion që i lejon përdoruesit të shohin postimet që kanë pëlqyer.
Tashmë “reposts” mund të shihen në rend kronologjik edhe në kryefaqen “Following” pasi më parë ishte e mundur vetëm nëse klikoje “For You”.
Me këtë ndryshim, njerëzit do të shohim më shumë postime në seksionin e personave që ata ndjekin. Kreu i Instagram, Adam Mosseri, u shpreh se ndryshimet janë bazuar në “mendimin e përdoruesve”.
Ndërkohë është njoftuar se së shpejti do të jetë gati edhe versioni web i Threads./tvklan.al