Thomas Strakosha do të jetë pjesë e Brentford

Thomas Strakosha do të jetë pjesë e Brentford në edicionin e ri. Gazetari Fabrizio Romano, raporton se portieri i Kombëtares së Shqipërisë ka arritur marrëveshjen me skuadrën angleze.

Strakosha u largua si një lojtar i lirë nga Lazio dhe tani ka gjetur dhe skuadrën e ku do të aktivizohet. Në ditët e ardhshme do të kryhen vizitat mjekësor, para se të nënshkruhet marrëveshja, e cila është arritur.

Për momentin ende nuk janë bërë të ditura detajet e kontratës. 27-vjeçari ka qenë pjesë e Lazios që nga edicionin 2012-2013, ndërsa ka pasur vetëm një eksperiencë disa mujore në radhët e Salernitanes.

Vetë Strakosha e kishte deklaruar më parë që për të është një ëndërr që të luajë një ditë në Premier League e tani mund të thuhet se ëndrra po i bëhet realitet.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share