Thellohet bilanci tragjik nga tornadot në SHBA

Të paktën 33 viktima, dëmet materiale janë të pallogaritshme

Thellohet bilanci tragjik nga tornadot qe goditën pjesën pjesën jugore dhe perëndimore të SHBA-së. Të paktën 33 persona kanë humbur jetën ndërsa një pjesë e  të mbijetuarve kanë humbur shtëpitë e tyre.

Ka shkuar në 33 numri i viktimave nga tornadot shkatërruese që goditën SHBA-në.

Presidenti i SHBA Joe Biden shpalli gjendjen e katastrofës në Arkansas   të dielën ndërsa urdhëroi  edhe një fond të posacëm për të ndihmuar të prekurit.

Në një deklaratë të lëshur Biden tha se ai dhe gruaja e tij Jill po luteshin për personat e prekur.

Në rajonet e goditura nga tornadot , shtëpitë dhe bizneset u shkatërruan , ndërsa dëme të mëdha u shkaktuan edhe në shtyllat elektrike.

Jane Smith, banore e qytetit Ëynne në  Arkansas thotë se  ka humbur pothuajse gjithcka.

Ky është një  pyll i mrekullueshëm dhe këtu ndodhej shtëpia jonë,por tashmë ajo është zhdukur.

Pavarsisht se humbi shtëpinë ajo është mirënjohëse që familja e saj mbijetoi.

Ne u strehuam  në bodrum. Nuk e kisha  idenë se po shkaktonte kaq shumë dëme. Gjithcka ndodhi shumë shpejt.

Sakaq, sipas Shërbimit Kombëtar të Motik ka patur më shumë se 60 tornado gjatë 24 orëve të fundit në një zonë të gjerë që mbulon tetë shtete, duke përfshirë shtetet Arkansas, Mississippi, Ioëa, Tennessee, Illinois dhe Wisconsin.

GAZETARE: XHUANA LIKA

PAMJET: REUTERS

Lexo gjithashtu
Total
0
Share