Dokumentet sekrete gjermane kanë zbuluar se Evropa po përgatitet për Luftën e Tretë Botërore.
“The New York Post” shkruan se Berlini ka filluar të bëjë plane për mënyrën se si mund të ndihmojë në dislokimin e deri në 800 000 trupave të NATO-s –duke përfshirë amerikanë në Ukrainë, ndërsa Rusia vazhdon të rrisë sulmet bërthamore.
“Operacioni Deutschland” është një plan prej 1000 faqesh për të përgatitur Gjermaninë për mundësinë e një skenari të Luftës së Tretë Botërore. Ndër të tjera “The New York Post” shkruan se Berlini po përgatit një mënyrë për të vendosur 200,000 automjete ushtarake në të gjithë territorin gjerman, megjithëse detaje të mëtejshme mbahen të klasifikuara.
Sipas gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, dokumentet top-sekret thuhet se detajojnë ndërtesat dhe infrastrukturën specifike për t’u mbrojtur në mënyrë që ato të mund të përdoren nga ushtria, si duhet të përgatiten bizneset dhe civilët në rast të kërcënimeve të shtuara.
Alarmi nuk është lëshuar vetëm në Gjermani. Së fundmi Suedia dhe Norvegjia gjithashtu kanë lëshuar së fundmi broshura që udhëzojnë qytetarët se si të përgatiten nëse konflikti i Luftës së Ukrainës shpërthen në vendet e tyre.
Shqetësimi në rritje vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin ndryshoi të martën zyrtarisht politikën e sulmeve bërthamore të Kremlinit, duke njoftuar se Moska tani mund të përdorte armë bërthamore për t’iu përgjigjur sulmeve jo-bërthamore, “armë konvencionale”.
Megjithëse Berlini është kritikuar për hezitimin për të dërguar armatime në Ukrainë që nga viti 2022, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha të martën se vendi “nuk do ta linte veten të trembej” nga ndryshimi i politikës bërthamore të Putinit. Po ashtu ndryshimi i politikës amerikane ishte një tjetër përgjigje e madhe, për të lejuar Ukrainën të lëshonte raketa me rreze më të gjatë të prodhuara nga Amerika në Rusi.
Ky veprimsi dhe vendimi i Gjermanisë për të krijuar një plan të Luftës së Tretë Botërore u nxit nga vendimi i Rusisë ku i kërkoi Koresë së Veriut të dërgonte të paktën 10 000 trupa për të ndihmuar në luftën kundër Ukrainës. Shumë liderë botërorë, ekspertë dhe zyrtarë amerikanë thanë se përfshirja e drejtpërdrejtë e trupave amerikane është përshkallëzimi më i rëndësishëm në luftë që nga fillimi i saj.
Klan News