Pse egjiptianëve iu rekomandohet të hanë këmbët e pulës?

“O Zot, mos na lër të arrijmë deri në pikën që duhet të hamë këmbët e pulës”, thotë kështu një lypsar përkrah shitësve të shpendëve në tregun e Gizës.

Egjipti po përballet me një krizë ekonomike të thelluar, një situatë kaq e vështirë saqë njerëzit po luftojnë për të ushqyer familjet e tyre. Për të përballuar këtë krizë ekonomike, këshillat më të fundit nga shteti për ushqimet, sugjeruan gatimin e këmbëve të pulës, si një pjesë e pasur me proteina e zogut që zakonisht rezervohet si mbetje për qentë dhe macet. Ky rekomandim ka ngjallur zemërim dhe ka bërë që banorët të shpërthyejnë në kritika ndaj qeverisë.

Shumë vende po luftojnë me inflacionin në rritje, por Egjipti është një nga ato vende që po e vuan më shumë. Për shumë njerëz, artikujt që më parë ishin elementë bazë si vaji i gatimit dhe djathi janë bërë luks të papërballueshëm. Disa produkte janë dyfishuar ose trefishuar në çmim brenda muajve.

“Unë ha mish një herë në muaj, ose nuk e blej fare. Blej pulë një herë në javë,” thotë Wedad, një nënë e tre fëmijëve rreth të gjashtëdhjetave, teksa kalon nëpër tezga.

Një ndër arsyet pse Egjipti po lufton për të mbijetuar është se ai mbështetet shumë në ushqimin e importuar dhe jo në bujqësinë vendase për të ushqyer popullsinë e saj të madhe prej 100 milionë banorësh./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share