“The Killers” u kërkon falje fansave në Gjeorgji

”Grupi muzikor solli në skenë një fans rus

Grupi amerikan ‘The Killers’ u ka kërkuar falje fansave në Gjeorgji të cilët u zemëruan kur lideri i grupit solli në skenë një fans rus. Gjatë koncertit në qytein Batum Brandon Floëers ftoi një person që të luante bateri me ta gjatë këngës For Reasons Unknoën.

Por ky gjest nuk u mirëprit nga fansat e pranishëm të cilët në shenjë zemërate u larguan nga stadiumi. Mediat e huaja shkruajnë se pavarësisht incidentit grupi muzikor vijoi koncertin ashtu siç edhe ishte planifikuar. Megjithatë, ata shpejt dolën me një deklaratë në rrjetet sociale ku kërkuan ndjesë për incidentin.

“Njerëz të mirë të Gjeorgjisë, nuk ka qenë kurrë qëllimi ynë të ofendojmë dikë!“, thuhet në këtë deklaratë , duke shtuar se grupi muzikor e ka traditë që fton fansa për të luajtur në bateri së bashku me ta.

Gjeorgjia ka një histori të gjatë tensionesh me fqinjin e saj verior. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar që pas luftës në Ukrainë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share