“The Guardian”: Shqipëria, “buxheti ideal” për shumë turistë

Përpos bukurive natyrore vendi ynë ofron edhe çmime konkurruese

Vendi ynë ka pushtuar sërish mediat botërore. Shqipëria mund të mos jetë vendi i parë që ju vjen ndërmend për pushime, por resortet gjysmë ore larg Tiranës ofrojnë plazhe të mrekullueshme dhe hotele mjaft të përballueshme, shkruan “The Guardian”.

Prestigjozja britanike e liston Shqipërinë mes vendeve me plazhe të mrekullueshme që mund të shijohen jo me shume shpenzime.

Një mënyrë për të arritur këtu , është të fluturohet për në Korfuz dhe më pas të merret një traget për rreth 20 euro në çdo drejtim.

Për më tepër dreka në një restorant të këndshëm fillon nga 8 paund për person. Përpos çmimeve konkurruese, gazeta britanike ndalet në plazhet e Dhërmiut mes shumë të tjerave që ka riviera shqiptare ku çdo ditë çdo turist mund të vizitojë nga një plazh të ndryshëm.

Përveç Shqipërisë, vende të tjera që rekomandohen për vizitorët evropianë të cilët mund të bëjnë pushime të paharrueshme dhe me një buxhet ideal janë Rumania, Portugalia, Spanja, Mal i Zi, Greqia, Turqia dhe Kroacia.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share