Rama vijon me podkastin, fton gazetaren britanike: Retorika e qeverisë së Britanisë kundër shqiptarëve, e turpshme

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me podkastin e tij “Flasim” dhe këtë të shtunë kishte të ftuar gazetaren britanike, Alice Taylor. Gjatë bisedës së tyre, ata u ndalën edhe tek retorika e qeverisë britanike kundrejt emigrantëve shqiptarë. Tayor u shpreh se retorika e qeverisë së saj ndaj shqiptarëve është e turpshme.

Edi Rama: Është magjepsëse se si e përshkruan Shqipërinë, Tiranën dhe vendet e tjera, sepse, nëse dikush nuk i lexon këto përshkrime, mund të bjerë në atë mendimin stereotipik që kjo tani po na hedh hi syve, sepse kjo është këtu, një e huaj, ka një punë, ka të ardhura të denja, respektohet kudo, sepse, sidoqoftë, flet anglisht, më lër ta them, është dhe e gjatë, e bukur… po, pastaj, kur ju lexon, keni një mënyrë mjaft të strukturuar për të shpjeguar dashurinë tuaj. Pra, nuk është irracionale. Nuk është një rënie në dashuri në mënyrë ekzotike për një vend, ku gjen një argëtim, me ca kaos, disa ngjyra aty – këtu, me disa njerëz që janë të çmendur e ca festa, jo, është shumë e strukturuar. E kur e krahason atë çfarë gjen në Tiranë, energjinë – është shumë e bukur mënyra sesi e përshkruani ju përvojën në Tiranë dhe me pas vini përballë qytete të mëdha si Praga, Milano apo të tjera dhe ngrini çështjen e uniformizimit, të globalizimit të të menduarit dhe globalizimit të shijes dhe papritur bëheni e ftohtë dhe lexuesi e ndjen këtë ftohtësi. Kjo është shumë, shumë interesante. Unë nuk do të lodh me belanë e Britanisë sepse kam përshtypjen që e keni ndjerë këtë bela më parë prandaj jeni larguar, madje thoni që nuk e keni dashur kurrë atë vend. Nuk kam se ç’të them për këtë. Sot, çfarë nuk shkon me Britaninë?

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Alice Taylor: Ushqimi i tmerrshëm, mot i tmerrshëm.

Edi Rama: Jo, jo, çfarë nuk shkon sot? Çfarë ndodh?

Alice Taylor: Qeveria nuk shkon. Retorika e tyre kundër shqiptarëve. Së pari është e turpshme. Më vjen turp kur shoh gjërat më të fundit që kanë thënë. Më vjen turp nga politikat e tyre të emigracionit. Më vjen turp nga mënyra si i trajtojnë të huajt. Kjo është gjëja kryesore që më bën të ndjej. Kur dëgjoj shqiptarë që më thonë që fëmijët e tyre janë bullizuar në shkolla në Angli sepse janë shqiptarë apo sepse nënave të tyre u është refuzuar viza për të shkuar për të vizituar vajzën që sapo ka lindur një fëmijë, atëherë kjo është e turpshme. Çfarë e bën këtë vend kaq të madh sa që kanë të drejtën të kthejnë mbrapsht një qenie njerëzore që ka një arsye të vlefshme për të shkuar atje? Kam miq që nuk kanë arritur të marrin viza për të studiuar në universitete atje. Mendoj që është qesharake ne momentin kur vendi ka një mungesë të krahut të punës dhe më duket e turpshme. Nuk më bën krenare të jem britanike aspak./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share