The Guardian: Propaganda e qeverisë britanike për emigrantët shqiptarë

Statistikat zyrtare tregojnë një tjetër realitet për numrin e emigrantëve shqiptare dhe kërkesat e tyre për azil

Mediat britanike kohët e fundit kanë shkruar shumë për kalimin në mënyrë të paligjshme të emigrantëve në Britaninë e Madhe e janë ndalur jo pak edhe tek shqiptarët.

Kujtojmë këtu shkrimin e ‘Daily Mail’, e cila e mbështetur në një “raport sekret të inteligjencës ushtarake”,  pretendonte se 40% e emigrantëve  që hynin  në territorin britanik ishin shqiptarë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Programi ‘Today’ i ‘Radio 4’ pohoi se zyrtarët e qeverisë besojnë se shumica e emigrantëve që mbërrinin me varka të vogla janë  nga Shqipëria, një pretendim  që sipas prestigjiozes ‘The Guardian’ serviret tek audienca si fakt.

Por statistikat në realitet tregojnë diçka tjetër e që sipas shkrimtarit dhe studiuesit të mirënjohur britanik Kenan Malik  po përdoret si propagandë për qëllimet politike të ministres së brendshme Priti Patel.

“Sigurisht që numri i shqiptarëve që kalojnë Kanalin është rritur, por në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka qenë rreth 17% e totalit. Është e mundur që shifrat të kenë ndryshuar në mënyrë dramatike që nga fundi i qershorit, por ne kemi pak prova për këtë, përveç burimeve të paverifikuara të Home Office” – shkruan më tej Malik.

Home Office është departamenti kryesor qeveritar për krimin, policinë, politikën e drogës, dhe imigracionin. Më tej në shkrim thuhet se pretendimi se shqiptarët nuk kanë nevojë për azil sepse vijnë nga një vend i “sigurt” është gjithashtu i kundërshtuar nga të dhënat.

Në vitin që përfundon këtë qershor, 53% e kërkuesve shqiptarë iu është dhënë azil, ose forma të tjera leje qëndrimi në vend, me vendimin e parë, dhe një përqindje më e lartë në apel. Në periudhën Janar-Qershor të këtij viti, shifra arriti në 385 persona; më pak se gjysma e kësaj shifre u refuzua zyrtarisht.

Se çfarë ndodh me shumicën e shqiptarëve që përndryshe mund të kishin marrë azil kur vendosen në një korsi deportimi “të shpejtë”, askush nuk do ta thotë. Statistikat e ‘Home Office’ ekspozojnë zbrazëtinë e propagandës, në të vërtetë gënjeshtrën e saj përfundon shkrimi.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share