“The Guardian”: Për pushime të përballueshme shkoni në Shqipëri

Gazeta britanike rekomandon disa vende të Evropës Lindore që duhen vizituar

Vendi ynë tashmë është kthyer në një destinacion të preferuar për turistët e huaj dhe për këtë fakt kanë shkruar dhe mediat e huaja.

“The Guardian”, nje nga mediat me prestigjioze britanike, ka publikuar së fundmi një artikull interesant, ku prezanton disa nga destinacionet e Evropës Linodre për pushime të përballueshme nga ana ekonomike. Krahas vendeve si Bullgaria , Kroacia dhe Mal i Zi “The Guardian” iu drejton të apasionuarëve pas udhëtimeve apo edhe pushuesve në të gjithë botën ftesën për vizituar edhe Shqipërinë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Me më shumë se 265 milje bregdet, duke përfshirë Rivierën Shqiptare nuk është për t’u habitur që Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar shkruan “The Guradian”.

Borshi, 24 milje në veri të Sarandës, ka një shtrirje të gjatë të plazheve me guralecë, me shumë hapësirë ​​mes shezlongëve dhe çadrave të diellit.

Më në veri, janë plazhet e Dhërmiut por edhe të Drimadhës që sipas gazetës britanike janë ndër plazhet më të bukura të Shqipërisë, ku tërheqin mjaft turistë vendas e të huaj gjatë kulmit të sezonit turistik.

Në jug të Sarandës, përballë Korfuzit, ndodhet Ksamili, me disa plazhe, por edhe me parkun kombëtar të Butrintit. Ky vlerësim i gazetës britanike vjen përpara fillimit të sezonit turistik që pritet të kulmojë me ardhjen e turistëve që zgjedhin të pushojnë në brigjet e detit Jon dhe Adriatik.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share