Presidentja e KE-së pasohet nga Christine Lagarde, Kamala Harris dhe Mary Barra
“The Forbes” ka publikuar listën vjetore, ku rendit emrat e 100 grave më të fuqishme në botë gjatë vitit 2022.
Në krye të listës qëndron Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, për rolin e saj gjatë luftës në Ukrainë dhe për menaxhimin e pandemisë.
“Ndikimi i saj është unik, asnjë grua tjetër, në renditje, nuk ka udhëhequr një politikë në emër të 450 milionë njerzve”, thuhet në revistën amerikane.
Giorgia Meloni është gruaja e shtatë më e fuqishme në botë sipas renditjes së “The Forbes”, në të cilën kryeministrja është e vetmja italiane.
“Si liderja e qeverisë së ekstremit të djathtë të Italisë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, Meloni është një figurë kontroverse, e ardhmja politike e së cilës mbetet e pasigurt. Pavarësisht kësaj, suksesi i saj përfaqëson një arritje për lidershipin femëror, qoftë edhe vetëm sepse ajo është e vetmja grua që udhëheq një vend të G20-s”, shkruan revista e njohur amerikane.
Ndër 10 gratë më me ndikim, në vendin e dytë është renditur presidentja e BQE-së Christine Lagarde, në vendin e tretë zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris dhe në vendin e katërt CEO e “General Motors”, Mary Barra.
Në fund të listës është vendosur 22-vjeçarja Mahsa Amini vdekja e së cilës ndezi protestat e përgjakshme në Iran.
Klan News