Kryeqyteti i Francës Parisi, sonte është nikoqir i ceremonisë The Best FIFA Football Awards, ku FIFA, do të ndajë çmimet e më të mirëve të futbollit gjatë vitit kalendarik 2022.
Në këtë manifestim i cili mbahet për çdo vit duke filluar nga viti 2016 , vlerëson trajnerin më të mirë në botë, portierin më të mirë, dhe futbollistin më të mirë, ndërsa juria ndërkombëtare përbëhet nga trajnerët dhe kapitenët e skuadrave kombëtare gazetarë dhe tifozë të cilët mund të votonin në faqen zyrtare të FIFA-s.
Tre kandidatët që janë votuar më shumë për trajnerin e vitit që e lam pas janë, Lionel Scaloni trajneri i Argjentinës, që fitoi Kupën e Botës Katar 2022, italiani Karlo Ancelotti që ngadhënjeu në Ligën e kampionëve me Realin e Madridit dhe Pep Guardiola, i cili fitoi edhe këtë vit Premier Ligën angleze. Ndërsa në konkurencën e tre portierëve më të mire për të fituar çmimin e më të mirë janë, Jassine Bonoa portieri i Marokut, Thibaut Courtois portjeri i skuadrës mbretërore Real Madridit dhe Emiliano Martinez portieri i i ftuesit të botërorit -Argjentinës.
Sa i përket epitetit futbollisti më i mirë, kandidat për këtë çmim prestigjios janë Lionel Messi dhe Kilian Mbappe nga PSG dhe “bomberi” francez nga Real Madridi, Karim Benzema.
Përkujtojmë se ceremonia për shpalljen e fituesit do të mbahet këtë të hënë në Paris, ndërsa vitin e kaluar “më i miri” i FIFA u shpall Robert Lewandowski, i cili la pas dy futbollistët cilësorë Lionel Messin dhe Mohammed Salahun.
Shaban Sinani /KlanMacedonia/