“Thanë se nuk do të zgjaste”, David dhe Victoria Beckham festojnë përvjetorin martesor

David dhe Victoria Beckham festojnë përvjetorin e 23-t të martesës. Si fanse e rrjeteve sociale, ish-anëtarja e grupit Spice Girls ka bërë një  dedikim mjaft të ndjerë për këtë ditë të veçantë.

Më konkretisht, stilistja ka publikuar një foto nga e kaluara, në të cilën ajo shihet duke buzëqeshur pranë bashkëshortit të saj dhe ka dërguar edhe një mesazh për “gojët e liga” që besonin se martesa e tyre nuk do të zgjaste.

Thonë se ai nuk është gazmor, thonë se unë nuk qesh kurrë, thanë se kjo nuk do të zgjasë. Sot festojmë 23 vjet martesë. David, ti je gjithçka e imja. Të dua shumë”, shkroi ajo.

Victoria nuk ishte e vetmja pasi edhe futbollisti ndau disa postime në rrjetet sociale për rastin e veçantë. Marrëdhënien e dyshes duket se e shohin si model jo vetëm fansat e çiftit, por edhe fëmijët e tyre.

Më herët Victoria vuri në dukje se djali i saj Brooklyn, i cili u martua me Nicola Peltz në Prill, ka pranuar se dëshiron që martesa e tij të funksionojë në të njëjtën mënyrë si ajo e prindërve të tij të famshëm.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share