Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i ftuar në emision Debat Plus tek Ermal Panduri në Klan Macedonia tha nuk mund në Maqedoni të formohet qeveri mono-etnike pa shqiptarët, pavarësisht se këtë e kërkon kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
“Nuk mund të krijohet qeveri mono-etnike pa shqiptarët, vendi ka krizë politike e këta po flasin për diçka që s’mund të ndodh. VMRO-ja i ka quajtur shqiptarët në qeverisje fundrrina, mirëpo jo edhe Izetin, Taravarin e Kasamin, jo, këta janë djelmosha të mirë”.
Thaçi tha se Kasami dhe Taravari u bënë kryetarë komunash me votat e VMRO-DPMNE-së dhe Levicës.
“Taravari i cili udhëheq me komunën e Gostivarit edhe Kasami me Tetovën kanë fitur në zgjedhje lokale me ndihmën e votave të VMRO-së. dhe Levicës Sepse në atë zonë, VMRO është në epërsi 7 me 1 karshi LSDM-së, e dërmon LSDM-në”, tha Thaçi. /TvKlan.mk