Gjatë një deklarate për “Debat Plus”, Menduh Thaçi ka bërë një krahasim të thellë të pozitës së shqiptarëve në Maqedoni me atë të bashkëkombasve të tyre në rajon. Ai ka vënë në dukje se shqiptarët e Maqedonisë kanë një potencial unik që i dallon ata nga minoritetet e tjera shqiptare në Ballkan dhe nga serbët në Kosovë. Sipas Thaçit, ky potencial kuantitativ i bën ata jo vetëm formues, por edhe shkatërrues të shtetit, duke iu referuar ndikimit të tyre të konsiderueshëm në formimin e strukturave shtetërore dhe politike.
Thaçi ka argumentuar se pikërisht ky potencial është arsyeja pse shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbetur pa të drejta territoriale të plota dhe ka sugjeruar se vendi duhet të kishte ndjekur një model të ngjashëm me atë të Belgjikës, ku bashkëjetesa dhe menaxhimi i diversitetit etnik janë të integruar në strukturën shtetërore.
“Shqipatër e Maqedonisë nuk duhet vendosur me një paralele me shqiptarët në Mal të zi, me shqiptarët në Sërbi dhe me sërbët në Kosovë, sepse potenciali kuantitativ i shqiptarëve të Maqedonisë është shtet-formim por edhe shtet-shkatrrinm. Kjo është dhe arsyeja kryesore që ky vend ka ngelur pa të drejta teritole, është dashur të jetë një model si Belgjika”, tha Thaçi./tvklan.mk/