Thaçi: Kurti të mos ndërhyjë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi kërkon nga Albin Kurti që të mos ndërhy në zgjedhjet që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut.

Thaçi për “Euronews Albania” theksoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të bënte shumë gabim nëse do të ndërhynte tek zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut në mundësi për përmirësim apo deformim të rezultatit zgjedhor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mes tjerash ai tregoi se sondazhet që janë realizuar së fundmi në Maqedoninë e Veriut, tregojnë se do të fitojë e djathta.

“Vetëvendosja e cila drejtohet nga Kurti, do të bënte shumë gabim nëse ndërhynte në emër të qeverisë së Kosovës, në mundësinë e përmirësimit apo deformimit të rezultatit zgjedhor në Maqedoni. Kjo do të ishte e gabuar për shkak se vlerësoj se ata janë pak të informuar për tendencën e fundit politike në Maqedoni, ku sondazhet tregojnë se zgjedhjet do i fitojë e djathta maqedonase, e cila është hapur kundër procesit integrues apo kundër kërkesës së BE për ndryshimet kushtetuese.

Mendoj se Kurti më shumë e ka këtë ndërhyrje për një rritje të influencës së vet politike brenda Kosovës sesa jashtë. Nuk do isha pajtuar që një qeveri të qoftë e Kosovës apo e Shqipërisë, të shfaqet hapur apo drejtpërdrejt në mbështetje të një formacioni politik. Nuk them se janë të painformuar, për shkak se partitë e reja që e quajnë veten shqiptare do të garojnë në zgjedhjet e fundit, nuk janë parti të tëra por janë grimca të partive të ndryshme. Drejtuesi i këtij koalicioni është një funksionar që në zgjedhjet e fundit nuk arriti të fitojë mandat”, shtoi Thaçi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share