“Thaçi ka thënë se koha e serbishtes në Rahovec ka përfunduar”, oficeri britanik: E bazuar në thashetheme, nuk ka një raport për këtë

Oficeri britanik që erdhi në Kosovë në Nëntor të vitit 1998 dhe shërbeu atje, Francis Ladwidge është në nga dëshmitarët në seancën e radhës gjyqësore të ish-krerëve të UÇK-së.

“Thaçi ka thënë në një tubim në Rahovec, se koha e serbishtes këtu ka përfunduar”, ishte ky një raportim i tij, për të cilën është përballur me pyetjet e avokatit të Thaçit, Gregory Kehoe.

Oficeri britanik thotë se ai raportim është bazuar në thashetheme, pra në ato që ai ka dëgjuar dhe nuk ka asnjë raport apo ndonjë fakt që e vërteton një gjë të tillë.

Avokati i Thaçit: Ju thoni se Thaçi ka dhënë një deklaratë në një tubim në Rahovec, ku ka thënë se ka përfunduar koha e serbishtes këtu?

Oficeri britanik: Kjo është në bazë të kujtesës sime, mesa më kujtohet, kjo ka ndodhur në Festën e Flamurit, është diku nga fundi i Nëntorit dhe rreth asaj kohe, kishte njëfarë ndjeshmëri dhe kjo më kujtohet shumë qartë dhe ne, ekipi ynë e vogël e çmuam si të pasigurtë që të udhëtonim nga Prizreni për në Rakovec, për atë arsye, përmbajtja e atij fjalimi më është thënë, përcjellë nga stafi. Unë vetë nuk kam qenë aty dhe atë që e kam thënë, e kam thënë në bazë të asaj që kam dëgjuar.

Pyetje: Pra nuk keni dëgjuar asgjë për këtë as në mediat serbe të jetë përcjellë deklaratat e Thaçit që në Kosovë ka përfunduar koha e serbishtes në Kosovë?

Oficeri britanik: Nuk më kujtohet të më jetë raportuar një gjë e tillë. Nuk kam qenë aty. Kam dëgjuar për të dhe nuk mund të komentoj më shumë se kaq. Puna ime të gjeja njerëzit e zhdukur dhe të trajtoja çështjen e shkeljeve të të drejtave të njeriut. Në atë kohë ishte e vështirë për ata që nuk ishin shqiptarë që të dilnin në rrugë të Prizrenit dhe në Rahovec. Ishte diku në Ditën e Flamurit, por kështu më kujtohet. Unë nuk kam qenë i pranishëm kur është bërë ajo deklaratë.

Avokati i Thaçit: Detyra juaj si oficer i OSBE për të raportuar lart se kryeministri i qeverisë së përkohshme të Kosovës ka thënë, sikur pretendohet se koha e të folurit serbisht në Rahovec ka përfunduar. A ishte detyra juaj për ta raportuar një gjë të tillë?

Oficeri britanik: Mund ta kem raportuar nëse e kam konsideruar të vlefshme për t’u raportuar.

Avokati i Thaçit: Po, a keni ndonjë raport për këtë? Gjatë diskutimeve me ZPS-në, ju keni raportuar që kryeministri i qeverisë së përkoshme të Kosovës ka bërë nëj deklaratë të tillë në Rahovec?

Oficeri britanik: Jo, nuk kam parë një raport.

Avokati i Thaçit: Po a keni parë përgjithsisht një raport të tillë ose në OSBE?

Oficeri britanik: Kjo më është raportuar, ajo është e bazuar në thashetheme, në gjëra që kam dëgjuar.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share