Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, i ftuar në emsionin Debat Plus është shprehur se partia e tij nuk ka mbajtur pozita të rëndësishme në qeverinë aktuale, duke qëndruar në poste simbolike për gjashtë vite.
Megjithatë, Thaçi ka theksuar se vendimi për të mbështetur qeverinë ishte i lidhur ngushtë me mundësinë e anëtarësimit të vendit në NATO, një objektiv kyç për sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Ai ka shtuar se performanca politike dhe analizat janë të rëndësishme për të, dhe ai do të vazhdojë të mbështesë çdo vendim që sjell përfitime pozitive për vendin.
“Dibran unë e pranoj këtë se në këtë qeveri nuk kemi pasur asnjë pozitë, pozitat e PDH-së që 6 vite në pushtet kanë qëndruar me pozita simbolike drejtorë të thjeshtë, dhe me këta pozita unë kur kam vendos të hyjë në qeveri e kam mbështet sepse e kam parë qe kemi pasur mundësi të anëtarsohemi në NATO.
Unë flas për analiza politike, performanca në politikë është shumë e rëndësishme për mua, normalisht që do mbështes çdo vendim pozitiv për vendin”, tha Thaçi./tvklan.mk/