Arrestohet një kontrabandist i emigrantëve sirianë në Maqedoninë e Veriut

Ministria për punë të Brendshme njoftonë se më datë 05.10.2022, në ora 18:50 në rrugën rajonale Udovë – Demir Kapi, afër fshatit Gradec, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Kontroll Kufitar dhe Vëzhgim Kufitar “Bogorodica”  kanë privuar nga liria personin me iniciale M.A.(23) nga Lozova. Ai u vërejt duke transportuar emigrantë në një veturë të tipit “Volvo” me targa kombëtare italiane. Automjeti është ndalur dhe ai ka tentuar të arratiset, por është penguar dhe i është arrestuar.

Në të njëjtën kohë, në automjet janë gjetur gjashtë emigrantë nga Siria, të cilët janë dërguar në një qendër pritje-tranzite për procedurë të mëtejshëm. M.A. i njëjti është ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me Prokurorin Publik, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share