Thaçi: Besa nuk është testuar në zgjedhje, ASH e ka humbur rrugën në oborr

I ftuar në emisionin Klan Debat, Menduh Thaçi nga PDSH ka folur rreth takimit të liderëve dhe për kërkesat e partive shqiptare në këto bisedime. Sipas Thaçit, Lëvizja Besa e Bilall Kasamit nuk është testuar në zgjedhje parlamentare, ndërsa për Aleancën për Shqiptarët, thotë se ka kopjuar idenë e PDSH-së.

“Besa në mënyrë legale apo me vulë, vazhdon të jetë pjesë e koalicionit ‘Mundemi’ të LSDM-së. Besa nuk është testuar në zgjedhje parlamentare si parti shqiptare dhe kjo nuk është e besueshme. Ata as të drejtën e Zotit e as të drejtën e Tokës nuk e kanë të flasin për këtë çështje. Këta tjerët, të Ziadinit e kanë humbur rrugën në oborr dhe duan të flasin diçka. Si në fillim që kopjuan programin dhe platformën e PDSH-së, tash mundohen edhe idetë e PDSH-së t’i kopjojnë”, thotë Thaçi.

Megjithatë, Thaçi thotë se e mirëkupton këtë sepse sipas tij, ata kështu tentojnë të mbijetojnë poltikisht.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Kam mirëkuptim. E shoh se ata e ndjejnë që nuk mund të mbijetojnë. Përveç kësaj e shohin një rrugëdalje, për të ardhmen e tyre individuale dhe grupore, tek kokektimi me Ali Ahmetin. Nuk më pengon”, shprehet Menduh Thaçi./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share