Në emisionin Happy Day, gazetarja Teuta Buçi mes tjerash thotë se arti ka arritur ta nxjerë njerëzimin nga vrima e erët e mesjetës pasi që atëher ka pasur ndikim ndër vite e shekuj. Buçi gjithashtu tha se arti ka mision të rëndësishëm në shoqëri.
”Do doja të ndalem tek ajo pjesa se çfarë paraqet arti nga perspektiva ime, unë e shoh artin që në thelb ka lirinë, lirinë e shoqërive lirinë e individit dhe mundohet të interpretojë dhe të jetë në shërbim të drejtave që duhet ti gëzojë individi si pjesë e një shoqërie. Si i tillë arti nuk duron represion, abuzim, nuk duron shtypje, nuk duron shkelje të të drejtave të tjetrit, arti ka mision shum të rëndësishëm në shoqëri. Pra artistë të caktuar kanë pasur ndikim shumë të madhë në rjedhën e historisë pra periudha e hershme e Iluminizmit dhe Renesancës ku artistët përmes artit kanë arritur ta transofrmojnë shoqërinë dhe ta vetëdisojnë shoqërinë e asaj kohe dhe kjo ka bërë që fuqia e veprave të tyre të nxjerrë njerëzimin nga një vrimë e errët e mesjetës” – tha mes tjerash gazetarja Teuta Buçi. /KlanMacedonia/