Një person është arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Tetovës gjatë ditës së sotme, pasi në shtëpinë e tij, gjatë bastisjes është zbuluar një minilaborator për përgatitje të kokainës.
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftuan sot se personi i arrestuar do të nxirret para gjykatësit për procedurë paraprake për t’ia shqiptuar masën adekuate, përcjell Klan Maqedoni.
“Policët nga SPB Tetovë sot (18 nëntor) me urdhër të gjykatës të siguruar paraprakisht kanë bastisur shtëpinë e 47-vjeçarit Xh.N. në Sllatinë të Tetovës. Gjatë kontrollit është gjet kokainë dhe një mini laborator ku përgatitej për shitje kokaina, u gjetën tre peshore dixhitale dhe një kornizë pistolete me 8 fishekë, kalibri 7, 62 milimetra. Xh.N. është privuar nga liria”, thuhet në njoftimin e SPB – Tetovë./KlanMacedonia