MPB: NGA 11:45 DERI 13:15 REGJIM I POSAÇËM TRAFIKU
Policia e Tetovës njofton qytetarët se të martën më 4 Prill nga ora 11:45 deri më 13:15, nga Strazha deri në Grupçin do të ketë regjim të posaçëm trafiku, për shkak se nesër do të hidhet gurthemeli i rrugës kombëtare, rrugës ekonomike, projekt ky që do të realizohet nga konzorciumi amerikano-turk, Bechtel -Enka, percjell KlanM.
Gjatë kësaj periudhe tërësisht do të ndalohet trafiku i automjeteve transportuese, kurse për lëvizjen e tyre do të shfrytëzohen rrugët dytësore-rajonale.
Hedhja e betonit të parw të Korridorit 8, do të bëhet në Tetovë, nga ku fillon edhe aksi i parë i kësaj autostrade që të çon deri në Gostivar dhe në total është i gjatë 17.5 kilometra.
Ky projekt cilësohet si projekti më i madh që nga historia e pavarësisë së Maqedonisë dhe kap vlerën mbi 1.3 miliardë euro.
Tashmë nëpër rrjete sociale ka filluar dhe shpërndarja e një posteri promovues për ketë ngjarje madhështore.
Korridori 8 do të shtrihet në gjatësi prej 68 km përmes një autostrade me 6 korsi që do të lidhë Tetovën me Gostivarin, Kërçovën, Strugën e deri në Qafë Thanë, kurse Korridori 10-D do të lidh Prilepin dhe Manastirin dhe si projekt shtrihet në gjatësi prej 40 km dhe realizohet me 6 korsi, derisa periudha e realizimit të projektit është 6 vite nga fillimi i punimeve.